Prishtinë, 16 shkurt 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, ka marrë pjesë në panelin e organizuar me rastin e konferencës përmbyllëse të USAID për bashkëpunim në Komunitet (CCA).
Gjatë fjalës së tij Ministri z. Krasniqi, theksoi rëndësinë e promovimit të bashkëpunimit në Komunitet duke theksuar rolin e MAPL-së në kuadër të promovimit të të drejtave të njeriut, avokimit si dhe promovimit të aktivizimit qytetarë.
Gjithashtu Ministri z. Krasniqi, përmendi rastin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, përmes Forumit Konsultativ për Qeverisje Lokale si një ‘suskses storie’ e cila është themeluar nga MAPL në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile.