15 Shtator, 2021
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Ministri i Adminsitrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, mori pjesë në webinarin e organizuar nga zyra e UN-Habitatit në Kosovë, që kishte për temë forcimin e demokracisë përmes pjesëmarrjes se qytetarëve në nivelin lokal.
Gjatë fjalimit të tij, Ministri z. Krasniqi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes efektive në zhvillimin e demokracisë lokale, “Pjesëmarrja efektive sigurohet vetëm atëhere kur të gjithë akterët duke filluar nga familja, shkolla, komuniteti, media por edhe institucionet bashkëpunojnë ngushtë me njëra tjetrën dhe janë të vetëdijshëm për kontributin dhe zërin e tyre në shoqëri”.
Në fund, Ministri Krasniqi potencoi se që nga fillimi dhe gjatë gjithë kohës, llogaridhënia dhe transparenca si dy shtylla të demokracisë janë pjesë e pandashme e punës dhe përgjegjësive të tij në kuadër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.