Ministri Krasniqi në Malin e Zi viziton projektet e implementuara nga MAPL në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi të financuara nga BE

Plavë, 19 Maj 2022
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në kuadër të vizitës në Malin e Zi ka vizituar projektet në Komunën e Rozhajës, Komunën e Andrijevicës, Komunën e Plavës dhe Komunën e Gucisë, projekte këto të implementuara nga MAPL në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi të financuara nga BE, i shoqëruar nga Kryetarët e Komunave respektive.
Ministri Krasniqi, gjatë diskutimit me Kryetarët e Komunave respektive ka theksuar se bashkëpunimi ndërkufitar është prioritet i MAPL-së duke pas parasysh rëndësinë e projekteve ndërkufitare në promovimin e turizmit, mbrojtjen e ambientit, zhvillimin ekonomik lokal dhe shkëmbimin ndërkulturor.
Projektet e realizuara në mes Komunave Andrijevicë – Deçan, Pejë- Guci dhe Plavë – Gjakovë, forcojnë bashkëpunimin ndërkufitar dhe ndër-institucional dhe hapin perspektivë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.