Ministri Krasniqi nënshkruan marrëveshjet me Komunën e Klinës, Shtimes, Kamenicës, Novobërdës dhe Gjilanit në kuadër të programit CIF
14/07/2022 06:37
Prishtinë, 13 Korrik 2022
Ministri i MAPL-së z. Elbert Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj për bashkëpunim ndërkomunal për projektin “Rregullimi i trotuarit dhe shtegut të biçikletave me infrastrukturë përcjellëse nga Qyteti i Klinës deri te udhëkryqi Pejë-Prishtinë”, vlera e projektit është 375,000.00€ bashkëfinancimi nga MAPL është në vlerë prej 130.000,00€, ndërsa nga komuna për vitin 2022 vlera është 100.000,00€ dhe për vitin 2023 vlera e projektit është 145.000,00€.
Gjithashtu, Ministri z. Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Shtimes z. Qemajl Aliu për bashkëpunim ndërkomunal për projektin “Rregullimi i parkut në fshatin Davidoc”, vlera e projektit është 174.966,02€, bashkëfinancimi nga MAPL është në vlerë prej 113.727,52€, ndërsa nga komuna vlera e projektit është 61.238,10€.
Po ashtu, Ministri z. Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit edhe me Kryetarin e Komunës së Kamenicës z. Kadri Rrahimaj dhe Kryetaren e Komunës së Novobërdës z. Saša Milošević për bashkëpunim ndërkomunal për projektin “Lugu i verdhë /Green valley”, vlera e projektit është 399.960,40€, MAPL bashkëfinancon vlerën prej 299.96040€, Komuna e Kamenicës vlerën prej 98.000,00€ dhe komuna e Novobërdës vlerën prej 2.000,00€.
Në fund, Ministri z. Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Gjilanit z. Alban Hyseni, për projektin ‘Parku Baja’ i cili do të jetësohet gjatë këtij viti në vlerë prej 249,989.50 €.
Projektet e tilla janë vazhdimësi e punës së MAPL me qëllim të përkrahjes së komunave, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në shërbime.