Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi pjesë e ceremonisë së pranim dorëzimit të 37 kamionëve për Komunat e Kosovës në kuadër të fuqizimit të Agjendës së Gjelbër

Prizren, 21 Qershor 2022
Ministri i MAPL-së, z. Elbert Krasniqi ka marrë pjesë në ceremoninë e pranim dorëzimit të 37 kamionëve për Komunat e Republikës së Kosovës në kuadër të fuqizimit të Agjendës së Gjelbër.
Gjatë fjalës së tij Ministri z. Krasniqi ka theksuar rëndësinë e Agjendës së Gjelbër duke përmendur rolin e MAPL-së në bashkëpunimin me Komunat në programet të cilat kanë për synim një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.
Gjithashtu Ministri z. Krasniqi, ka theksuar se, MAPL do të mbetet e përkushtuar për të përkrahur Komunat në ngritjen e kapaciteteve për të krijuar kushtet e nevojshme për arritjen e synimeve për Mjedis të Pastër dhe Agjendë të Gjelbër.
Gjatë këtij aktiviteti, të pranishëm ishin edhe Ministri Aliu, Ministrja Rizvanolli, Ambasadori Gjerman në Kosovë z. Rhode, përfaqësuesi i zyrës së BE-së z. Brusa, Drejtori i GIZ-it z. Oberhuber dhe Kryetarët e Komunave përfituese nga ky grant.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors