Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi pritet në takim nga Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri

Pejë 22 Shtator, 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, me të cilin ka diskutuar për procesin e projekteve komunale, projektet ndërkufitare dhe prioritetet e Komunës për të ofruar shërbime komunale më efikase për qytetarët.

Ministri Krasniqi dhe Kryetari Muhaxheri, kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve pa ndalesë dhe në mënyrë të rregullt për qytetarët.

Gjatë kësaj vizite, gjithashtu kanë vizituar shkollën teknike ‘Shaban Spahija’ si një nga projektet e financuara nga Granti i Performancës Komunale dhe projektet në lagjen 7 Shtatori për rregullimin e infrastrukturës te lagjet e banuara nga komunitetet, të financuara nga programi komunal për infrastrukturë socio-ekonomike.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors