Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Prishtinë, 06 Prill, 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi ka pritur në takim Shkëlqësinë e Saj, Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Shtetit të Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv.
Ministri Krasniqi, e uroi ambasadoren Ziv për detyrën duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushat me interes të përbashkët.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi Ministri Krasniqi, ka njoftuar Ambasadoren Ziv për iniciativat, projektet dhe prioritetet e MAPL duke përfshirë binjakëzimin e Komunave të Kosovës dhe Izrealit si mundësi e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit lokal.
Në anën tjetër, Ambasadorja Ziv, ka falemnderuar Ministrin z. Krasniqi, për pritjen duke përmendur rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors