Prishtinë, 27 tetor 2022
Zhvillimi ekonomik lokal, agjenda e gjelbër, digjitalizimi dhe inovacioni ishin temat kryesore në takimin e përbashkët në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ambasadorit të Finlandës në Republikën e Kosovës, Matti Nissinen.
Ministri Krasniqi, fillimisht i ka shprehur mirëseardhje ambasadorit Nissinen duke e falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj MAPL-së dhe Komunave.
Ministri Krasniqi, gjatë këtij takimi e ka njoftuar ambasadorin Nissinen për prioritet dhe projektet e MAPL-së të cilat synojnë zhvillimin ekonomik lokal, agjendën e gjelbër dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale duke krijuar çasje më të hapur, transparente dhe llogaridhënëse.
Në anë tjetër ambasadori Nissinen, e ka njoftuar Ministrin Krasniqi për aktivitetet e ambasadës dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushat të cilat janë me interes të përbashkët.
Në fund, Ministri Krasniqi e ka falenderuar ambasadorin Nissinen për përkrahjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj shtetit të Kosovës duke synuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.