Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi priti në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, shkëlqësin e tij z. Bibovic

Prishtinë, 21 Shtator 2021

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasnqi priti në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z. Mirsad Biboviç.

Takimi kishte karakter njoftues me ç’rast u diskutua për intensifikimin e projekteve të ndërsjella me theks të veçantë në zona ndërkufitare, si dhe promovimi i investimeve në fushën e turizmit malor dhe agro – turizmit i cili do të përmirësonte jetesën e qytetarëve në ato zona.

Gjithashtu u diskutua për pozitën dhe sfidat e komunitetit malazez në Kosovë. Ministri Krasniqi shprehu gatishmërine dhe vullnetin për përkrahjen e projekteve të ndryshme komunale të cilat do përmirësonin kushtet e jetesës së tyre.

Të dy palët u pajtuan për thellimin e marrëdhënieve në të ardhmen si në fushat me interes të përbashkët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors