Prishtinë, 19 Shtator 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim kortezie ambasadorin e Suedisë në Republikën e Kosovës Sh.T.Z Jonas Westerlund për të diskutuar për çështje me interes të përbashkët.
Ministri Krasniqi, fillimisht e ka uruar ambasadorin Westerlund për fillimin e detyrës duke shprehur vullnetin e tij të plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të MAPL-së dhe ambasadës suedeze në projektet e përbashkëta me qëllim të mbështetjes së nivelit lokal.
Gjatë këtij takimi Ministri Krasniqi, e ka njoftuar ambasadorin Westerlund për prioritetet e MAPL-së, duke u fokusuar tek agjenda e gjelbër, digjitalizimi dhe zhvillimi ekonomik lokal.
Në anën tjetër, ambasadori Westerlund, falënderoj Ministrin Krasniqi për pritje dhe theksoi përkrahjen e vazhdueshme të ambasadës së Suedisë për projektet në nivelin lokal, të cilat kanë qëllim përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.