Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka pritur në takim Drejtorin e Zyrës për Qeverisje të Mirë pranë Kabinetit të Kryeminstrit, z. Habit Hajredini, znj. Sadete Demaj koordinatore e zyrës dhe znj. Armenda Berani zyrtare e lartë për mbrojtje nga diskriminimi.
Në këtë takim u diskutua lidhur me konsultimet me publikun në nivelin lokal bazuar në Rregulloren në fuqi të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, forcimin e strukturave për të drejtat e njeriut në nivel lokal bazuar në Ligjin për mbrojte nga diskriminimi, Rregulloren për mekanizmat për mbrojtje nga diskriminimi në nivel qendror dhe lokal si dhe koordinimin dhe bashkëpunimin me nivelin qendror të qeverisjes.
Ministri Krasniqi falënderoi z. Hajredinin për angazhimin dhe kontributin e dhënë në qeverisjen e mirë
Gjithashtu, gjatë këtij takimi z. Krasniqi dhe z. Hajredini kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.