Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi priti në takim koordinues donatorët partnerë nga Granti i Performancës Komunale

Prishtinë, 14 Janar 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, me qëllim të koordinimit dhe diskutimit me donatorët partnerë të cilët bashkëfinancojnë Grantin e Performancës Komunale, grant i cili ka për qëllim financimin e projekteve komunale dhe mbështetjen e komunave në zhvillimin ekonomik lokal, ka pritur në takim donatorët e këtij granti.
Në këtë takim morën pjesë, znj. Celestine Krösschell, Drejtoreshë e projektit DEMOS, znj. Katharina Stocker, Drejtoreshë e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, znj. Mirnije Stublla, menaxhere e programeve, Ambasada e Suedisë në Kosovë, znj. Mikaela Gronqvist, Team Leader, Public Administration Reform, Public Finance Management, znj. Saranda Cana – Zyrtare e larte e programeve – SDC, znj. Mimoza Janova, Ambasada Norvegjeze në Kosovë dhe z. Ertan Monoglu, menaxher i projektit DEMOS.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për procesin e përfundimit të vlerësimit të performancës së Komunave të Republikës së Kosovës.
Përmes angazhimit të MAPL-së do të ketë rritje 100 % për mbështetjen komunale nga bashkëfinancimi i donatorëve të Grantit të Performancës.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors