Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MINISTRI KRASNIQI PRITI NË TAKIM KRYETAREN E KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR ADMINISTRATË PUBLIKE, PUSHTET LOKAL, MEDIA DHE ZHVILLIM RAJONAL DEPUTETEN KICA-XHELILI

12 Tetor, 2021

Me qëllim të koordinimit ndërinstitucional Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, ka pritur në takim kryetaren e komisionit parlamentar për administratë publike, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal, deputeten znj. Doarsa Kica-Xhelili.

Qeverisja lokale, zhvillimi komunal, bashkëpunimi ndërkomunal ndërkufitar dhe projektet tjera në kuadër të fushëveprimit dhe planit të MAPL-së, kanë qenë temat kryesore të cilat janë diskutuar gjatë këtij takimi.

Ministri z. Krasniqi, ka njoftuar deputeten Kica-Xhelili, për projektet komunale të financuara nga MAPL, që pasqyrojnë mbështetjen e nivelit lokal nga MAPL, me synim të përmirësimit të kushtet e jetesës së qytetarëve. Gjithashtu Ministri z. Krasniqi, ka përmendur disa nga projektet të cilat Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal synon që ti realizoj në të ardhmen, siç janë E-Komunat, Smart Cities dhe projekte tjera të cilat kanë për qëllim rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe ofrimin e qasjes më të lehtë për qytetarët në Komunë përmes digjitalizimit të administratës dhe shërbimeve.

Në anën tjetër, Deputetja znj. Kica-Xhelili, ka njoftuar Minsitrin z. Krasniqi për fushëveprimin e komisionit duke përmendur disa nga nismat kryesore të këtij komisioni të cilat lidhen edhe me zhvillimin e pushtetit lokal dhe komunat.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors