Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, i shoqëruar nga z. Florent Ramqaj, këshilltar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini.
Gjatë këtij takimi Ministri z. Krasniqi, e ka njoftuar Kryetarin z. Gjini, për mbështetjen qeveritare për pastrimin dhe largimin e mbeturinave në lagjen Ali Ibra dhe rehabilitimin e hapësirave tek stacioni transfer i mbeturinave, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës në këtë pjesë ku jetojnë mbi 200 familje nga radhët e komuniteteve.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për projektet e Komunës së Gjakovës të cilat janë të financuara nga MAPL.