Prishtinë, 28 Prill 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit z. Mehmet Ballazi.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin në mes të MAPL-së dhe Komunës së Hanit të Elezit në financimin e projekteve komunale me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve dhe mbështetjes komunale.
MAPL mbetet e përkushtuar në mbështetje të Komunave në zhvillimin e kapaciteteve, demokratizimin, rritjen e transparencës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.