24 Janar 2022, Prishtinë
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, ka pritur në takim koordinues kryetarin e Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, njëherësh Kryetar i Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij takimi Ministri z. Krasniqi dhe Kryetari z. Ahmeti kanë diskutuar për programet dhe projektet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, duke përfshirë Grantin e Performancës Komunale, projektin CIF, zhvillimin e infrastrukturës socio-ekonomike dhe agjendën legjislative.
Ministri z. Krasniqi dhe Kryetari z. Ahmeti, gjithashtu kanë disktuar për mbështetjen e nivelit lokal nga niveli qendror me qëllim të mbështetjes komunale dhe ofrimit të shërbimeve komunale më efikase dhe në shërbim të qytetarëve.