Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi priti në takim Nona Zicherman, Shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Prishtinë, 2 Shkurt

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka pritur në takim znj. Nona Zicherman, shefe e zyrës së UNICEF-it në Republikën e Kosovës, me të cilën biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Ministri z. Krasniqi, duke falemnderuar znj. Zicherman për bashkëpunimin e vazhdueshëm e ka njoftuar shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, për projektet, planet dhe prioritetet e MAPL-së në veçanti për implementimin e projektit “Komunat për të Rinjtë”, si dhe aktivitetet të tjera në drejtim të fuqizimit të grupeve të margjinalizuara dhe mbështetjen e komuniteteve.

Në anën tjetër, znj. Zicherman, ka njoftuar Ministrin z. Krasniqi, për aktivitetet e UNICEF në Kosovë gjatë këtyre viteve si dhe angazhimin e plotë për integrimin e programit UPSHIFT në kuadër të projektit “Komunat për të Rinjtë”.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors