Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi priti në takim përfaqësuesit e OJQ-së Advancing Together  

Prishtinë, 22 Shtator 2021

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e organizatës Advancing Together, kanë njoftuar Ministrin z. Krasniqi për aktivitetet e organizatës duke u fokusuar tek çështjet të cilat lidhen me fushën e promovimit të të drejtave të komuniteteve.

Në anën tjetër, Ministri z. Krasniqi, ka përmendur disa nga vendimet e tij si Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilat lidhen me mbështetjen e grupeve të margjinalizuara dhe komuniteteve, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së tyre.

Në fund, Ministri z. Krasniqi ka theksuar përkrahjen e tij të plotë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe organizimin e aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me promovimin dhe fuqizimin e komuniteteve jo-shumicë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors