Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MINISTRI KRASNIQI PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E PROGRAMIT PËR TË DREJTAT CIVILE NË KOSOVË

20 dhjetor, 2021
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, ka pritur në takim përfaqësuesit e programit për të drejtat civile në Kosovë, me qëllim të diskutimit për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e organizatës CRPK, duke falenderuar Ministrin z. Krasniqi për takimin e kanë njoftuar për aktivitetet e kësaj organizate duke u fokusuar tek të drejtat e njeriut, ofrimin e ndihmës juridike dhe asistencës ligjore falas për azilkërkuesit, refugjatët si dhe qytetarët nga komunitetet e cenueshme.
Në anën tjetër, Ministri z. Krasniqi ka theksuar përkrahjen e ti të plotë në bashkëpunimin me organizatat joqeveritare në fushat dhe përgjegjësit të cilat janë pjesë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors