Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi priti në takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Çobaj

Prishtinë, 10 maj 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Bernard Çobaj.

Gjatë këtij takimi, ministri z. Krasniqi e ka njoftuar z. Çobaj për reformat, iniciativat, programet dhe projektet e MAPL-së duke theksuar se bashkëpunimi ndërkufitar në mes të dy vendeve është një nga shembujt e mirë i cili mbetet prioritet i ministrisë.

Në anën tjetër, z. Çobaj, ka shprehur gatishmërinë e tij që të vazhdojë bashkëpunimi i mirë dhe korrekt në fushat me interes të përbashkët të cilat përfshijnë turizmin malor, shkëmbimin ndërkulturor dhe zhvillimin e zonave ndërkufitare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors