Ministri Krasniqi takohet me shefen e UNICEF-it, znj. Veronika Vashchenko

Prishtinë, 02 prill 2026

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim shefen e UNICEF-it, Veronika Vashchenko, së bashku me Specialisten për Monitorimin e të Drejtave të Fëmijëve, Teuta Halimi dhe Konsulenten për Bashkëpunim me komunat, Ema Rraci.

Gjatë takimit u diskutua për programin e ri pesëvjeçar të UNICEF dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit me komunat për:

✓ Forcimin e mekanizmave për të drejtat e fëmijëve në nivel komunal,

✓ Përmirësimin e planifikimit dhe buxhetimit për shërbime sociale,

✓ Rritjen e investimeve për mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve,

✓ Mbështetjen e komuniteteve më të cenueshme, veçanërisht komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Gjatë takimi u diskutua gjithashtu rëndësia e Grantit të Performancës për Komunat duke përfshirë indikatorë që nxisin investime më të mëdha në fushat me interes të përbashkët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors