Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar Komunën e Deçanit, me ç’rast është pritur në takim nga i pari i Komunës, Bashkim Ramosaj.
Gjatë këtij takimi kanë diskutuar për prioritetet e Komunës, bashkëpunimit në mes nivelit qendor dhe atij lokal si dhe procesin e projekteve komunale të financuara nga MAPL.
Gjithashtu, Ministri Krasniqi dhe Kryetari Rasmosaj, vizituan fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës “Sadrijaj” në Gramaçel të Deçanit, të financuar nga programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete në bashkëpunim me Komunën e Deçanit.
MAPL, do të vazhdoj të mbështes projekte kapitale dhe infrastrukturore në Komunat e Republikës së Kosovës në mënyrë që të avancohet zhvillimi ekonomik lokal dhe të ofrohen shërbime më cilësore për qytetarët.