15 shtator, 2021
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për projektet e financuara nga MAPL për Komunën e Mitrovicës ku është paraparë zgjerimi i ndriçimit publik në lagjen 2 Korriku dhe lagjen Fidanishte.
Ministri Krasniqi së bashku me Kryetarin Bahtiri kanë vizituar lagjet në të cilat do të implementohen këto projekte të cilat kanë për qëllim përmirsimim e kushteve infrastrukturore për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.