Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi viziton punimet në shtratin e lumit nga projekti për bashkëpunim ndërkufitar “Uji i pastër për Gjakovë dhe kolektorit të ujërave në Kukës

Prishtinë, 29 shtator 2022
Ministri Elbert Krasniqi, së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe Nënkryetarin e Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, kanë vizituar punimet në shtratin e lumit nga projekti për bashkëpunim ndërkufitar “Uji i pastër për Gjakovë dhe kolektorit të ujërave në Kukës”.
Ministri Krasniqi, ka theksuar se vizitat në terren na mundësojnë të shohim nga afër implementimin e projekteve, mbarëvajtjen e tyre, sfidat e operatorëve gjatë implementimit dhe perceptimin e qytetarëve lidhur me këto investime.
MAPL, do të vazhdojë mbështetjen komunale për projektet e përbashkëta në mes të Komunave të Republikës së Kosovës dhe Bashkive të Republikës së Shqipërisë.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors