Hamburg, 28 tetor 2024
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani ka takuar Sekretaren Shtetëror të Autoritetit për Punën, Shëndetësinë, Çështjet Sociale, Familjen dhe Integrimin, Petra Lotzkat. Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin e mundshëm ne mes dy shteteve, duke u fokusuar tek projektet komunale, shkëmbimin e studentëve, dhe qeverisjen e hapur.
Përderisa delegacioni nga MAPL, ka takuar edhe përfaqësues nga OGP në Hamburg, ku janë diskutuar përvojat e shteteve përkatëse gjatë procesit në antarësim në OGP dhe OGP lokal.
Në kuadër të këtyre takimeve është shprehur gatishmëria e Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar me qytetin/shtetin e Hamburgut.