Ministri Maric dhe Zëvendëskryeministri Branimir Stojanovic janë takuar me Sekretarin Ekzekutiv të Asociacioneve për Zhvillim Regjional Hanom Bajrami dhe përfqësuesit të Zyrës Evropiane në Kosovë

Sot, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Maric dhe zëvendëskryeministri Branimir Stojanovic, janë takuar me Hanom Bajrami, Sekretarin Ekzekutiv të Asocicioneve për Zhvillim Regjional. Prishtinë, 9 tetor 2015

Sot, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Maric dhe zëvendëskryeministri Branimir Stojanovic, janë takuar me Hanom Bajrami, Sekretarin Ekzekutiv të Asocicioneve për Zhvillim Regjional.

Në takim kanë marrë pjesë edhe Këshilltari Politik i Zyrës Evropiane për Implementimin e Dialogut, Damijan Sedar, Menaxheri Oparativ në Zyrën Evropiane, Miha Pezelj,  Zëvendësministri i MAPL-së  Bajram Gecaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së Besnik Osmani. Në mbedhjen e mbajtur është  diskutuar bashkëpunimi  i MAPL-së me Agjencionet e Zhvillimit Regjional.

Ministri  Maric në takimin e sotëm ka theksuar se pjesëmarrja e faktorëve relevant për funksionim dhe zhvillim të Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë është me rëndësi të veçantë, i cili në vazhdim ka theksuar se ekziston nevoja urgjente për qasje në zhvillim ekonomik, jetën sociale dhe në të gjitha segmentet e jetës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors