Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ljubomir Maric ka vizituar dje Hoçën e Madhe, me ç’rast është takuar me përfaqësuesit e Serbëve të komunës së Rahovecit si dhe fshatit Hoçë e Madhe. Në këtë takim, ministri Maric ka folur për situatën e sigurisë si dhe problemet me të cilat ky komunitet ballafaqohet, siç janë çështja e infrastrukturës rrugore si dhe furnizimi me ujë. Një ndër temat kryesore të këtij takimi ishte edhe themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe. 16 korrik 2015
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ljubomir Maric ka vizituar dje Hoçën e Madhe, me ç’rast është takuar me përfaqësuesit e Serbëve të komunës së Rahovecit si dhe fshatit Hoçë e Madhe. Në këtë takim, ministri Maric ka folur për situatën e sigurisë si dhe problemet me të cilat ky komunitet ballafaqohet, siç janë çështja e infrastrukturës rrugore si dhe furnizimi me ujë. Një ndër temat kryesore të këtij takimi ishte edhe themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe.
Gjatë vizitës në komunën e Rahovecit, ministri Maric është takuar me kryetarin e komunës, Idriz Vehapi me të cilin ka biseduar për temat aktuale si dhe kontributin që MAPL-ja mund ta jap në zbatimin e prioriteteve të komunave, me theks të veçantë në projektet infrastrukturore dhe zhvillimore, si dhe fuqizimin e strukturës së administratës lokale.