Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Mariq, gjykon sulmin mbi serbin nga fshati Pasjan dhe përshendet reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës (PK) me rastin e arrestimit të njërit prej sulmuesve të mundshëm. 5 maj 2015
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Mariq, gjykon sulmin mbi serbin nga fshati Pasjan dhe përshendet reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës (PK) me rastin e arrestimit të njërit prej sulmuesve të mundshëm.
“Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm i cili ndodhi në fshatin afër Gjilanit. Këto janë sulme, që për Kosovën në këto momente nuk janë të nevojshme. Bashkëjetesa me shumë entitete është realiteti jonë. Sulmet apo tensionet pa marrë parasysh se nga ana e kujt janë kryer absolutisht janë të papranueshme. E përshëndes reagimin e shpejtë të organeve të rendit, të cilët e kanë arrestuar njërin nga sulmuesit e dyshuar, dhe apeloj që edhe sulmuesi i dytë të arrestohet dhe të del para drejtësisë. Kjo praktikë do të forcojë besimin e qytetarëve, punën e organeve të rendit dhe të krijoj kushte për një jetë sa më të sigurtë të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosove”, ka cekur Ministri Mariq.