Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Mariq ka vizituar komunën e Fushë Kosovës me ç’rast është takuar me Kryetarin e komunës Burim Berisha.
01. Dhjetor, viti 2015
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Mariq ka vizituar komunën e Fushë Kosovës me ç’rast është takuar me Kryetarin e komunës Burim Berisha.
Në takimin e mbajtur ndërmjet ministrit Maric dhe kryetarit Berisha është biseduar për problemet me te cilat ballafaqohet komuna e Fushë Kosovës. Njëri ndër problemet me kryesore sipas kryetarit Berisha është ndërtesa e komunës, për te cilën aktualisht paguhet qiraja, ndërsa objekti i dytë i filluar se ndërtuari në bashkëpunim me Bashkësinë Evropiane ende nuk ka përfunduar. Po ashtu zot. Berisha, ministrin Maric e ka informuar për projektet te cilat po zbatohen siç janë: Projekti I ujësjellësit dhe problem i zgjidhjes se ujërave te zeza.
Ministi Marić ka premtuar përkrahje të plotë nga ana e MAPL-së në financimin e projekteve kapitale infrastrukturore për vitin e ardhshëm si dhe ndërtimin e tregut dhe rrugës për qasje në fshatin Bresje.