Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Petrovic merr pjesë si mysafirë në Studion e Hapur të Zërit të Amerikës

Zëvëndëskryeministri i Kosovës dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic në emisionin Studio e Hapur të Zërit të Amerikës në Washington theksoi  suksesin e procesit të Decentralizimit në Kosovë.

“Procesi i Decentralizimit në Kosovë  në Raportin e fundit të Komisijonit Evropian për progresin në Kosovë  është vlerësuar me notën më të lartë. Në kuadër të këtij procesi  janë formuar katër komuna të reja me shumicë serbe. Banorët e këtyre Komunave  kanë njohur procesin e Decentralizimit si zgjidhje më të mirë  për mbijetesë të Komunitetit serb në Kosovë”, theksoi Ministri Petrovic.

Duke folur për referendumin në Veri  të Kosovës, ministri  Petrovic u pajtua me Qeverinë e Serbisë  dhe atë të Kosovës se ky referendum është i nevojshëm  dhe gjithashtu ftoi banorët e Veriut që të mendojnë mirë se cilat janë interesat dhe prioritetet e tyre .

Zëvëndëskryeministri i cili për të katërtën herë merr pjesë në lutjet e mëngjesit  në  Washington, gjatë qëndërimit të tij në SHBA do të ketë një sërë takimesh  me përfaqësuesit më të  lartë të shtetit dhe Senatit  të cilët do t’i njoftojë me problemet  në Kosovë, duke marrë parasysh problemet e Komunitetit Serb.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors