Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Petrovic mori pjesë në shënimin e përvjetorit të themelimit të Komunës së Parteshit

19.08.2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të  Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic mori pjesë në seancën solemne me rastin e përvjetorit të themelimit të Komunës së Parteshit, me ç’rast mori mirënjohje për kontributin e tij të dhënë në zhvillimin e kësaj komune.

19.08.2011, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të  Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic mori pjesë në seancën solemne me rastin e përvjetorit të themelimit të Komunës së Parteshit, me ç’rast mori mirënjohje për kontributin e tij të dhënë në zhvillimin e kësaj komune.

Zëvendëskryeministri, Petrovic uroi qytetarët e kësaj komune në  guximin e tyre për të marrë përgjegjësitë për të ardhmen e tyre, ndërsa udhëheqësia e komunës së Parteshit, gjatë  këtij  viti e ka dëshmuar se është e aftë të punojë në realizimin e shumë  projekteve me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të kësaj komune.

Ministri Petrovic gjithashtu shtoi se e gëzon fakti se ministria të cilën ai e drejton bashkërisht me përkrahjen e kryetarit të komunës dhe deputetin kanë arritur të ndikojnë në kontrollin e ngjarjeve në Veri të Kosovës pa incidente dhe për të parandaluar  çdo jo siguri të qytetarëve të cilët jetojnë në pjesën Jugore të Mitrovicës.

"Ky rezultat nuk do të ishte i mundshëm pa përkrahjen e qytetarëve tanë të cilët kanë arritur t’i njohin vlerat për një të ardhme më të mirë sepse nuk ka alternativë tjetër përpos se të gjithë sa bashku ecim në drejtim të një së ardhme më të sigurt dhe më të mire, drejt  Integrimit në Bashkimin Evropian ”, theksoi zëvendëskryeministri Petrovic.

Ai gjithashtu shtoi se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Lokal  do të përkushtohet në punë të përbashkët për përmirësimin e cilësisë së jetës të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors