Ministri Petrovic po merr pjesë në Konferencën e Liberalëve Evropian

Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Kryetar i Partisë Liberale, Slobodan Petrovic gjatë prezantimit në në Konferencën për Ballkan Perëndimor që po mbahet në Beograd…

Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Kryetar i Partisë Liberale, Slobodan Petrovic gjatë prezantimit në Konferencën për Ballkan Perëndimor që po mbahet në Beograd, ka thënë se është i domosdoshëm implementimi i vlerave evropiane në Kosovë dhe në regjion, e sidomos respektimi i marrëveshjes në mes të Beogradit dhe Prishtinës, ku ndërmjetësues është Unioni Evropian.

Partia liberale si anëtare e ALDE grupit, gjatë pjesëmarrjes në këtë Konferencë po merr përkrahjen e plotë  për politikën që po e zbaton duke marrë pjesë në institucionet e Kosovës.

Ministri Petrovic në ligjëratën e  tij me temë: "Problemet politike dhe stagnimi ekonomik  në Ballkan” ka thënë se respektimi i marrëveshjes që arrihet mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel duhet të pëmbajë prioritete të të dy palëve.

“Partia Liberale, para se gjithash me  qëndrim të sinqertë dhe me politikë liberale tenton t’i ndihmojë qytetarët në Kosovë në realizimin e të drejtave individuale dhe jo në mënyrën që kërkohet nga disa politikan në  qeveri. Pse bëhet tërë ky politizim i shoqërisë kur të gjithë e dijmë sa shtrenjtë e kemi paguar në të kaluarën”, ka thënë Petrovic në paraqitjen e tij në këtë Konferencë në Beograd .

Në Konferencën e Liberalëve Evropian që po mbahet në Beograd kanë marrë pjesë edhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Sërbinë, Jelko Kacin, shefi i misionit të Unionit Evropian në Sërbi, Vinsent Dežer, shefja e CEFTA sekretarijatit Renata Vitez,  shefi i Partisë Liberale Demokratike në Sërbi, Çedomir Jovanovic. Në kuadër të delegacionit të Partisë Liberale pos kryetarit, Slobodan Petrovic, po marrin pjesë edhe sekretari gjeneral, Petar Miletic dhe drejtori ekzekutiv, Dalibor Jevtic.

Ndër konkluzionet e konferencës “Problemet politike dhe stagnimi ekonomik në Ballkan”,  ishin se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdoj dhe se marrëveshjet e arritura duhet të respektohen dhe të përkrahet Kosova në procesin e liberalizimit të vizave,

Në këtë konferencë Ministri Petrovic takoi Kryetarin e Partisë Liberale në Beograd z. Cedomir Jovanovic dhe shumë pjesëmarrës  të tjerë.

Po ashtu Ministri Petrovic kërkoi që konferenca e radhës të mbahet në Kosovë, propozim ky që I mirëprit nga pjesëmarrësit në konferencë.