Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MINISTRI RAKIĆ ME DREJTORESHEN E KORPUSIT TË PAQES

Prishtinë, 18 nëntor 2020

Në takimin e sotëm midis Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ministrisë së Pushtetit Lokal, z. Goran Rakic dhe drejtoreshës së Korpusit të Paqes, znj. Siganda është diskutuar për bashkëpunimin e MPL me Korpusin e Paqes lidhur me angazhimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes të cilët për vite me radhë janë  angazhuar  në komuna me qëllim të përforcimit të kapaciteteve organizative të tyre.

Ministri Rakić dhe Drejtoresha Siganda u pajtuan që pas kalimit të pandemisë COVID-19 së bashku do të adresojnë përpjekjet e përbashkëta për të vazhduar bashkëpunimin në mes të MPL dhe Korpusit të Paqes sipas Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2018.

Ministri Rakic gjithashtu theksoi se synimi kryesor i Korpusit të Paqes është mundësimi i punësimit në institucionet lokale dhe në komunitet me ndihmën e ekspertëve të kualifikuar dhe me përvojë, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve institucionale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors