Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakić u takua sot me Ambasadorin Italian në Kosovë, Nikola Orlando, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin, situatën politike, zgjedhjet lokale të përfunduara në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut si dhe pandeminë.
Rakić paraprakisht falënderoi ambasadorin për lehtësimin e një zgjidhjeje për çështjen e rrugëve të Decanit .
Gjithashtu u diskutuan mundësitë për projekte të ardhshme brenda rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia.
Ministri gjithashtu njoftoi ambasadorin Italian në projektet e Ministrisë që janë përqendruar në mirëqenien gjithëpërfshirëse të komunave.