Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Slobodan Petrovic prezantoi punën njëqind ditëshe të MAPL-së

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal prezantoi raportin mbi të arriturat, sfidat dhe projektet e implementuara … Prishtinë, 15 qershor 2011

Slobodan Petrovic: Ne duam të kontribuojmë në të gjitha proceset demokratike në Kosovë dhe gati të gjitha këto procese janë të lidhura me komunat.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal prezantoi raportin mbi të arriturat, sfidat dhe projektet e implementuara  gjatë periudhës kohore prej 100 ditësh.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherit Zëvendëskryeministër i Kosovës, z. Slobodan Petrovic, gjatë fjalimit të tij tha se MAPL,  gjatë kësaj periudhe ka shënuar vazhdimësi në   implementimin e politikave strategjike dhe në zbatimin e projekteve të planifikuara mbi bazën e strategjisë afat-mesme për pushtetin lokal 2012-2015.

Ne duam të kontribuojmë në të gjitha proceset demokratike në Kosovë dhe gati të gjitha këto procese janë të lidhura me komunat” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë fjalimit të tij.

Ndër sukseset e arritura nga MAPL-ja në procesin e decentralizmit, Zëvendëskryeministri Petrovic përmendi komunat e reja: Graçanicë, Ranillugë, Partesh, Kllokot dhe Novo Bërdë, në të cilat  komuna shërbimet komunale për qytetarët por edhe infrastruktura është përmirësuar dukshëm.

"MAPL, gjatë kësaj kohe, ka nënshkruar 45 Memorandume Mirëkuptimi për financimin e projekteve për komuna, në vlerë prej rreth 5 milion euro. Këto projekte kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit të ujësjellësit, ndërtimin e urave, rrugëve etj”, tha  Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë konferencës për media.

Prezantimin e raportit 100 ditësh të MAPL-së në detaje, e bëri z. Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë. Ai përmendi një varg aktivitetesh të cilat suksesshëm shënojnë njëqind ditshin e MAPL-së.

"MAPL ka vazhduar me hartimin e analizave strategjike lidhur me inspektoratet komunale, parimet dhe kriteret e komunave të reja, si dhe ka vazhduar me zhvillimin e legjislacionit të nevojshëm si dhe me takimet në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje”, tha z. Osmani, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë.

Gjithashtu z. Osmani prezantoi të arriturat e MAPL-s në fushat si: bashkëpunimi rajonal, partneriteti me komunat, koordinimi i aktiviteteve me komunitetin diplomatik, mbikëqyrja e ligjshmërisë dhe performanca e komunave, progresi në implementimin e Pakos së  Ahtisarit si dhe procesi i decentralizmit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors