Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Todosijevic dhe Ministrja Hoxha kanë biseduar për përmbushjen e obligimeve komunale nga agjenda evropiane

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Loka, Ivan Todosijevic, është takuar me Ministren e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, me të cilën kanë biseduar për përmbushjen e obligimeve komunale që dalin nga agjenda evropiane.
Todosijevic me këtë rast ka theksuar se MAPL-ja, ka ndërmarë hapat konkrete në drejtim të fuqizimit dhe thellimit të bashkëpunimit me komunat, posaçërisht në identifikimin e obligimeve që dalin nga numri i përgjithshëm i dokumenteve të referuara të BE-së për Kosovën dhe që ofrojnë përkrahje dhe ndihmë komunave në përbushjen e obligimeve nga agjenda evropiane për Kosovën. Po ashtu, është bërë fjalë edhe për programin  e IPA-s dhe njoftimin e kryetarëve të rinj me këtë fond.

Bashkëbiseduesit në fund janë dakorduar që bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet MAPL-së dhe MIE është shumë me rëndësi për mënyrën efikase të përmbushjes së obligimeve nga agjenda evropiane.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors