Ivan Todosijevic, Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, sot ka marrë pjesë në Forumin për respektimin e të drejtave të gjuhës në Kosovë. Forumi është organizuar nga ana e Misionit Evropian për Siguri dhe Bashkëpunim në Kosovë (OSBE). Qëllimi i këtij formumi është ngritja e vetëdijësimit në mes të institucioneve lokale për rëndësinë e harmonizimit të gjuhës.
Në këtë forum kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Dalibor Jevtic, shefi i misionit të OSBE-së, në Kosovë Jan Braathu, ambasadorët e Austrisë, Zvicrës, Finlandës dhe komisioneri për gjuhë Slavisha Mladenovic, Lamberto Zannier komisioneri i lartë i OSBE-së, për komunitete si dhe shumë funksionerë të lartë.