Në vazhdën e aktiviteteve të prezantimit të komuniteteve që rregullojnë Qeverisjen Lokale në Kosovë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi sot takimin e parë konsultativ për diskutimin e Draft “Strategjisë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016”.
Prishtinë, 01 qershor 2012
Në vazhdën e aktiviteteve të prezantimit të komuniteteve që rregullojnë Qeverisjen Lokale në Kosovë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi sot takimin e parë konsultativ për diskutimin e Draft “Strategjisë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016”.
Me rastin e prezantimit të “Strategjisë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016”, Zëvendëskryeministri I Kosovës, njëherit Ministër I Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic tha se deri në finalizimin e strategjisë, MAPL-ja ka përcaktuar një agjendë dinamike të diskutimeve me të gjithë akteret lokal, qendror, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.
“Gjate qershorit MAPL do të organizoj 4 takime konsultative me një pjesëmarrje te tille te gjere ne regjione te ndryshme te Kosovës dhe kërkoj nga ju qe te shtroni për diskutim te gjitha çështjet qe ju shqetësojnë në mënyrë qe ato të adresohen përmes këtij dokumenti” i porositi të pranishmit Zëvendëskryeministri Petrovic..
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Qeveria e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për zhvillimin e nivelit local në tri drejtime: Zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, fuqizimin e zbatimit të ligjit dhe integrimin në strukturat Euro-Atlantike.
Detajet e Dokumentit Strategjik i prezantoi Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, z. Besnik Osmani, i cili tha pas përfundimit të fazës së diskutimeve me grupet e interesit, MAPL-ja do të përgatit planin aksional për zbatimin e strategjisë, ndërsa në muajin shtator do të organizohen dy konferenca të rëndësishme ku do të promovohet qeverisja lokale në Kosovë.
“Strategjia reflekton parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Kjo strategji, ka për qëllim vazhdimin e reformimit te vetëqeverisjes lokale duke synuar zhvillimin e hovshëm ekonomik dhe social të Kosovës” tha Sekretari i MAPL-së z. Besnik Osmani.
Sekretari Osmani tha se në fokus të “Strategjia për Qeverisje Lokale 2013 – 2016” ka akter qëllime mbi të cilat planifikohet zhvillimi I komunave të Kosovës që janë: ngritja e kapaciteteve të administratës lokale, mundësia e rritjes së buxhetit për komunat, menaxhimi I tokës si dhe fuqizimi I rolit të qytetarit, karshi vendimmarrjes në komuna.
Ne takim ku u prezantua “Strategjia për Qeverisje Lokale 2013 – 2016” morën pjesë përfaqësues të Ministrive të Qeverisë së Kosovës, përfqesues nga Asociacioni i Komunave tw Kosovës, shoqërisë civile dhe përfaqësues te institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Diskutimet për “Strategjinë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016” do të vazhdojnë gjatë Qershorit me ç’rast MAPL-ja do ti organizoj 4 takime konsultative regjione te ndryshme te Kosovës me pjesëmarrje të të gjitha grupeve të interesit.