Prishtinë, 06 korrik 2022
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal sot ka mbajtur Konferencën për Bashkëpunim Ndërkomunal Ndërkombëtar në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të IOWA-së.
Në kuadër të kësaj konference u diskutuan marrëveshjet e arritura të bashkëpunimit ndërkomunal ndërkombëtar me shtetin e IOWA-s, sukseset dhe sfidat gjatë implementimit të tyre, si dhe projektet në të ardhmen për zgjerimin e bashkëpunimit përmes binjakëzimeve të reja.
Në këtë Konferencë prezent ishin: Zv. Kryeministrja znj. Emilija Redžepi, Ministri i Mbrojtës z. Armed Mehaj, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë znj. Rozeta Hajdari, Gjeneral Major në pension z. Tim Orr, Sekretarja e MAPL-së znj. Venera Çerkini, Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Perparim Rama, Kryetari i Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri dhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë z. Ferit Idrizi. Ndërsa, pjesëmarrës nga Shteti i IOWA-së ishin Kryetarja e Komunës se Johnston znj. Paula Dierenfeld si dhe pjesëmarrës nga qyteti Johnson, Norwalk, Des Moines dhe qytetet e tjera.