Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndihmon përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të veriut të Mitrovicës

Pajisjet teknike janë shpërndarë me ndihmën e Ekipit Përgatitor Komunal që vepron në Veri të Mitrovicës, ndërsa mjetet për këtë aktivitet janë siguruar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me ç’rast janë shpërndarë 125 stufa elektrike dhe 50 frigoriferë.

15 shkurt 2012, Prishtinë 

Në kuadër të angazhimeve të institucioneve të Kosovës, përkatësisht  mbështetjes për komunat e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka shpërndarë në Veri të Mitrovicës  stufa elektrike dhe frigoriferë për familjet në gjendje të rëndë sociale.

Pajisjet teknike janë shpërndarë me ndihmën e Ekipit Përgatitor Komunal që vepron në Veri të Mitrovicës, ndërsa mjetet për këtë aktivitet janë siguruar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me ç’rast janë shpërndarë 125 stufa elektrike dhe 50 frigoriferë.

Aktiviteti i MAPL-së është ndërmarrë pas identifikimit të nevojave të qytetarëve të Veriut të Mitrovicës, nga ana e Ekipit Përgatitor Komunal

Aktiviteti i MAPL-së do të  vazhdojë dhe  javën e ardhshme me shpërndarjen e paketave humanitare ku  përfitues janë  familjet në nevojë, të identifikuara nga Ekipi Përgatitor Komunal.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors