3 janar 2019, Prishtinë
Me ftesë të Ministrisë, të gjithë fëmijët e kolegëve të MAPL-së, janë ftuar që të festojnë së bashku. Në fjalën e mirëseardhjes për fëmijët, u tha se ”prezenca e tyre shërben si një moment reflektimi, që të inspirohemi dhe të punojmë akoma më shumë për gjeneratën që po rritet”.
Fëmijët janë mirëpritur nga stafi i Zyrës së Sekretares së Përgjithshme zj Rozafa Ukimeraj, dhe zj Darlene Grant, Drejtoreshë e Korpusit të Paqes në Kosovë.
Me këtë rast, shprehim një felënderim të posacëm për Korpusin e Paqes në Kosovë të cilët kanë mbështetur organizimin e ngjarjes; si dhe aktoren e mirënjohur Fiona Gllavica, e cila ka gjetur kohën që të surprizojë fëmijët me prezencën e saj.
Gëzuar Viti i Ri, 2019 nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.