Ministria e Pushtetit Lokal ka organizuar ceremoninë me rastin e përfundimit të punës në MPL të kolegut z. Shehadin Rystemi

Sot, me datë 24.07.2020 Ministria e Pushtetit Lokal ka organizuar ceremoninë me rastin e përfundimit të punës në MPL të kolegut z. Shehadin Rystemi, Udhëheqës i Divizionit për Shërbime Logjistike dhe Mbështetje të IT-së i cili karrierën e tij do ta vazhdojë në Ministrinë e Mbrojtjes. Sekretarja e Përgjithshme e MPL-së znj. Rozafa Ukimeraj ndau mirënjohje në shenjë falënderimi z. Rystemi për bashkëpunimin dhe kontributin e tij përgjatë 14 viteve në MPL.