Prishtinë, 12 mars 2020
Me datë 10 mars 2020, Ministrja e MAPL-së Emilija Redžepi, ka pritur në takim shefen e Departamentit për Bashkëpunim Ekonomik në Ambasadën Gjermane, Anja Becky dhe përfaqësuesit e GIZ-it, me ç’rast kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin për projektet e përbashkëta në avancimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë.
Ministrja Redžepi falënderoi znj. Becky për vizitën dhe theksoi nevojën dhe rëndësinë e mbështetjes së mëtutjeshme nga Gjermania për qeverisjen lokale, veçanërisht për komunat ku jetojnë komunitetet jo-shumicë.
Znj. Becky ka uruar ministren për punën, duke i ofruar gatishmërinë e saj për të mbështetur MAPL-në dhe komunat për çdo iniciativë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.