20 qershor 2019, Prishtinë
Ministrja e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, znj. Hodžić, u prit në takim nga Ministri i MPMS-së, z. Reçica, për të koordinuar bashkëpunimin në fushën e shërbimeve sociale.
Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të dy ministrive në mbrojtjen e viktimave të dhunës dhe u analizuan kompetencat e dy Ministrive dhe Komunave për aktivitetet e përbashkëta në realizimin e interesave dhe qëllimeve të përbashkëta në fushën e shërbimeve sociale.
Në këtë takim po ashtu morën pjesë sekretarët e përgjithshëm të dy ministrive, znj. Rozafa Ukimeraj dhe z. Izedin Bytyqi.