Prishtinë, 15 prill 2019
Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal znj. Adrijana Hodžić ka mbajtur takimin e parë njoftues me stafin civil të Ministrisë.
Me këtë rast, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, znj. Rozafa Ukimeraj së bashku me Drejtorët e Departamenteve dhe Njësive Organizative, i dëshiruan mirëseardhje dhe njëkohësisht e uruan Ministren Hodžić për pozitën e re.
Po ashtu, Ministrja u njoftua për së afërmi me punën MAPL-së dhe aktiviteteve që parashihen të realizohen përgjatë muajve në vijim.