Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Hodžić me përfaqësuesit e  Bankës Botërore

Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodžić, priti në takim delegacionin e  Bankës Botërore, me të cilët bisedoi rreth hapave të mëtejshëm për zbatimin e projektit trevjeçar: “Mbështetje e zhvillimit lokal inkluziv të të rinjve në Kosovë”.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i përfshirjes socio-ekonomike të të paktën 3000 njerëzve të rinj të prekur, të moshës prej 15 deri 29 vjet, përmes aktiviteteve të angazhimit qytetar.

Ministrja e MAPL-së Adrijana Hodžić falënderoi Bankën Botërore, si dhe Fondacionin Japonez për Zhvillim Social për mirëkuptimin dhe njohjen e  problemeve të të rinjve në Kosovë.

Ministrja Hodžić: “Vetëqeverisjet e zgjedhura lokale do të përfitojnë nga dhënia e granteve të cilët do t’u mundësojnë  zgjerimin e programeve të tyre për të rinjtë dhe përgjigje më të mira ndaj nevojave të të rinjve. Vetëqeverisjet lokale do të sigurojnë që nën-projektet të cilat kanë prioritete për të rinjtë të integrohen në planet lokale të veprimit dhe të lehtësojnë zbatimin e tyre. Një theks i veçantë është vënë në pritjet e mia personale se përmes këtyre aktiviteteve do të mundësohet përfshirje më e madhe e të rinjve në proceset e vendimmarrjes në vetëqeverisjet lokale. Ky është rasti që të rinjtë, njerëzit kreativ  të Kosovës të marrin pjesë në ndërtimin e së ardhmes së tyre“.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komunat do të janë aktorët kyç të projektit.

Ky projekt do të zbatohet në 10 pilot komuna nga viti 2019  deri në vitin 2022.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors