Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Hodžić: Partneriteti me shoqërinë civile i rëndësisë së veçantë

Prishtinë, 28 maj 2019

Në zyrat e MAPL-së, Ministrja Hodžić ka pritur në takim përfaqësuesit e OJQ-së CoDe, me ç’rast diskutuan për angazhimin e shoqërisë civile dhe bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Ministrja Hodžić theksoi se është krijuar kuadri i nevojshëm i akteve nënligjore dhe dokumenteve strategjike nga ana e Qeverisë në partneritet me shoqërinë civile, të cilat mundësojnë dhe fuqizojnë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të vendit dhe shoqërisë civile. Pra, Rregullorja e Ministrisë së Financave Nr.04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit të OJQ-ve dhe Strategjia Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019 – 2023.

Gjithashtu, Ministrja Hodžić e potencoi faktin se MAPL është model i mirë institucional i bashkëpunimit me shoqërinë civile, ku pothuajse në çdo hartim të politikës publike dhe në çdo proces të rekrutimit, shoqëria civile ka qenë e ftuar për të marrë pjesë dhe për tu bërë partner.

Përfaqësuesit nga OJQ CoDe, falënderuan Ministren Hodžić për mikëpritjen dhe takimin e mbajtur. Ata theksuan se janë të interesuar që të kenë bashkëpunim me MAPL-në sidomos përgjatë hartimit të politikave të ndryshme në të cilat do të mund të ofronin kontributin e tyre profesional.

Ministrja Hodžić i siguroi përfaqësuesit e OJQ CoDe se MAPL do të vazhdoj të kultivoj këtë bashkëpunim me shoqërinë civile edhe në të ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors