Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Hodžić pret në takim Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut Milevksin, konfirmohet partneriteti ndërmjet dy vendeve  

Prishtinë, 17 korrik 2019

Sot, Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić, priti në takim Goran Milevskin, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut të shoqëruar nga delegacioni i tij.

Ministrja  Hodžić, falënderoi Ministrin Milevski, duke e vlerësuar për punën e tij dhe përkushtimin e treguar në drejtim të forcimit të veprimtarisë së mbikëqyrjes së punës të komunave të Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, Ministrja Hodžić theksoi së është tejet i rëndësishëm bashkëpunimi që ka Kosova me Maqedoninë e Veriut në kuadër të zbatimit të programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II 2014 – 2020, program i cili është hartuar bashkërisht nga dy vendet dhe që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe organizatave në rejonin kufitar për një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe bashkëveprimin shoqëror.

Në këtë kontekst, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit ndërkufitar Maqedoni-Kosovë, IPA I, 2010-2013, Ministrat e të dy vendeve biseduan lidhur me realizimin e Projektit Strategjik  “Ndërtimi dhe hapja e pikës së re të përbashkët kufitare në Stanqiq – Bella Noce, Gjilan – Kumanovë”, projekt i cili arrinë shumën 1,200,000.00 Euro.

Krahas këtyre projekteve strategjike u diskutuan edhe propozimet për projektet e reja strategjike në kuadër të IPA II dhe IPA III.

Në përmbyllje të takimit, Ministrja Hodžić falënderoi përzemërisht Ministrin Milevksi për bashkëpunimin e frytshëm dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors