Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Hodžić pret në takim z.Patric Etienne, drejtor i Agjencisë Zvicerrane për Zhvillim, Zyra në Kosovë

Prishtinë, 04 korrik 2019

 Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal zj.Adrijana Hodžić, ka pritur në takim z.Patric Etienne, drejtor i Agjencisë Zvicerrane për Zhvillim, Zyra në Kosovë. Ministrja Hodžić, ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm sa i përket avancimit të sistemit të performancës së komunave dhe krijimin e fondit të përbashkët për performancë komunale.

 Ministrja Hodžić, ka njoftuar përfaqësuesit e SDC-së lidhur me hapat e mëtutjeshëm të nënshkrimit të marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicrrës, si dhe është zotuar për të ofruar bashkëpunimin e MAPL-së, në mënyrë që mbështetja për komunat të mundësoj krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët, si dhe të respektohen parimet e qeverisjes së mirë, në mënyrë që  shërbimet për qytetarët  të jenë sa më kualitative. 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors