Ministrja Hodžić priti në takim Ministrin e Zhvillimit Ekonomik z.Valdrin Lluka dhe përfaqësuesit e Këshillit Ndërministror të Ujërave

Prishtinë, 08 maj 2019

 Ministrja e Administrimit të Pusht lokal, znj.Adrijana Hodžić, ka pritur në një takim të përbashkët Ministrin e Zhvillimit Ekonomik z.Valdrin Lluka dhe përfaqësuesit nga Këshilli Ndërministror i Ujërave.

 Me këtë rast, janë dakorduar për bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet MAPL-së dhe MZHE-së lidhur me përmirësimin e shërbimeve  publike në komuna, me fokus furnizimin me ujë.

 Poashtu, janë dakorduar edhe veprimet e përbashkëta për koordinimin me donatorë sa i përket investimit në fushën e ujërave.